E hënë, 20 Maj, 2024

Komuna e Drenasit nuk i bindet as OSHP’së, ia jep tenderin kundërligjshëm ‘dostit’ të Ramiz Lladrovcit!

Nese sistemi prokurorial do të funksionontë, atëherë dikush do të duhej të intervistohej për kontratën e nënshkruar nga Komuna e Drenasit me kompaninë “Fer Petrol dhe World Medium”, shkruan portali rajoni.org.

Bëhet fjale për kontratën me titull “Asfalltimi i rrugeve ne fshatin Glanaselle, Godanc dhe Asfalltimin e rruges në fshatin Gradicë e Likoshanë – Projekt dy vjeqar”, kontratë e cila u dha kundërligjshem dhe kundër vendimit të OSHP’së.

Cila është kronologjia e tenderit!?

Me datën 10 korrik të vitit 2023, kontratën “Asfalltimi i rrugeve ne fshatin Glanaselle, Godanc dhe Asfalltimin e rruges në fshatin Gradicë e Likoshanë – Projekt dy vjeqar” e kishtë fituar grupi i operatoreve ekonomik “Fer Petrol dhe Wordl Medium” me çmim prej 269,769€.

Mirëpo vetëm dy jave me pas nga dita e shpalljes fitues të këtij tenderi, kompania “Valdrini shpk” kishtë dërguar një ankese në OSHP, ankese e cila ishtë aprovouar nga organi shqyrtues i prokurimit i njohur ndryshe si gjykata e tendereve.

Sipas vendimit të OSHP’së të nxjerre me datën 31.10.2023 kishtë anuluar vendimin për dhëniën e kontratës dhe kishtë kthyer lëndën në ri-vlerësim.

Tutje në këtë vendim, OSHP si këshille juridike kishtë dhënë këtë dispozitiv: Kundër këtij vendimi nuk është e lejuar ankesa, por pala e pakënaqur me kërkesëpadi ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Komerciale në Prishtinë, në afat prej 30 ditësh nga data e pranimit të këtij vendimi.

Mirëpo çfarë ndodhi pas vendimit të OSHP’së të nxjerrur me datën 31 tetor 2023

Komuna e Drenasit e kthen lëndën në rivlerësim, ku me datën 14 nëntor 2023; tenderin në të cilin ishtë shpallur fitues grupi i operatoreve ekonomik “Fer Petroli dhe World Mediumi” të njëtit pas rivlerësimit eliminohet për shkak të mos plotësimit të kritereve.

Sipas vendimit të autoritetit kontraktues [Komuna e Drenasit] arsyeja e diskualifikimit ishtë së qendrojnë gjetjet e ekspertit shqyrtues dhe vendimi i panelit shqyrtus me nr. 2023/0522.

Komuna e Drenasit në të njëjtin raport e shpall fitues grupin e operatoreve ekonomik “Valdrina shpk dhe Benita Company”.

Komuna e Drenasit vepron kundërligjshem për dostin e Ramiz Lladrovcit

Vetëm 22 dite pas vendimit të OSHP’së dhe 8 ditë pas vendimit të cilin e kishtë lëshuar vetë komuna e Drenasit në të cilin goe “Valdrina shpk dhe Benita Company” e kishte shpallur fitues për tenderin “Asfalltimi i rrugeve ne fshatin Glanaselle, Godanc dhe Asfalltimin e rruges në fshatin Gradicë e Likoshanë – Projekt dy vjeqar”, zyra e prokurimit të Drenasit e bënë një dallaver, zbulon portali rajoni.org

Anisë në këshillen juridike të vendimit të OSHP’së thuhej së ankesat ndaj vendimit të saj lejohen vetëm me kërkesë padi në gjykatë komerciale, komuna e Drenasit nuk e respekton vendimin.

Zyra e prokurimit në Drenas me datën 16 tetor e pranon një ankesë për rishqyrtim të kompanisë Fer Petrol. Ankesë të cilën kundërligjshem e aprovon dhe e miraton.

Pas shqyrtimit të kësaj lëndë, komuna e Drenasit kundërligjshem dhe kundër vendimit të OSHP’së e ri-vlerëson dhe e shpall fitues “Fer Petrolin dhe World Mediumin”.

Vendimi për shpalljen fitues është marrë me datën 22 tetor, kurse kontratat mes këtyre dy paleve është nënshkruar me datën 29 tetor të vitit 2023./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer