Monday, March 31, 2025

Komuna e Drenasit përzgjedh shefen e re të prokurimit!

Gentiana Qela është përzgjedhur si udhëheqëse e zyres së prokurimit në komunën e Drenasit, zbulon portali rajoni.org.

Në bazë të vendimit që është marre me 21 mars nga Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, dikaster ky që merret me konkurset publike në Drenas.

Qela, është zgjedhur më e mira, duke grumbulluar 88.6 pikë.

Kujtojmë që muaj me parë, Zyrtarja Qela suksesshem ishte certifikuar me licencën e avancuar në Prokurimin Publik. Certifikimi i ishte dhënë nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) dhe Instituti Kosovar për Administratë Publike (IKAP), duke dëshmuar përkushtimin dhe profesionalizmin e saj në këtë fushë kyçe të administratës publike./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer