llGAP ka publikuar “Indeksin e Transparencës Buxhetore të Komunave 2023”, ku komuna e Drenasit ka marrë poentim maksimal me 100% të vlerësimit, raporton portali rajoni.org.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se zotimin e tij për qeverisje transparente po e konfirmon çdo institucion e organizatë që e monitoron punën e tij.
Postimi i Ramiz Lladrovcit:
Kampion të transparencës buxhetore…të jemi kampion në qeverisje të mirë, nuk përbën më lajm.
Ia kemi marrë dorën punës së mirë, transparente dhe llogaridhënëse.
Respekt për zyrtarët e angazhuar për performancën e shkëlqyer!