E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Komuna e Drenasit thotë se të gjitha rrugët në Drenas janë të kalueshme!

Pas të reshurave të borës, ngricave gjatë natës që kanë paraqitur në disa vende vështirësi në qarkullim, tri kompanitë e kontraktuara nga Komuna së bashku me organin mbikëqyrës, që nga mesnata janë në terren për të lehtësuar qarkullimin, duke shpërndarë kripën dhe vende të caktuar edhe zhavorr, por pavarësisht se rrugët janë gati plotësisht të pastruara, për shkak të temperaturave të ulëta, rreziku është evident, nëse vozitësit nuk janë të pajisur me pajisje dimërore.

Prandaj, Komuna e Drenasit që të gjithë qytetarët të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, të shmangin daljet e panevojshme dhe të jenë të pajisur me mjetet dimërore.

Për vozitësit që janë të pajisur me pajisje dimërore, të gjitha rrugët janë lehtësisht të kalueshme.

Prandaj kërkojmë edhe njëherë nga gjithë qytetarët të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të shmangin daljet e panevojshme.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer