Komuna e Vushtrrisë, ka shpërblyer me kontratë në vlerë prej 550,000 mijë eurosh operatorin ekonomik – “Lulishtja Buçaj”, shkruan portali rajoni.org.
Në tenderin e hapur nga Komuna e Vushtrrisë për “Furnizimi dhe mbjellja e Drunjëve Dekorativ” në garë ishin dy kompani që dhanë ofertat e tyre.
Kompania që u përzgjodh fituese është “Lulishtja Buçaj”, me çmimin e ofertës për njësi 1,153€.
Ofertë me të lire se operatori “Lulishtja Buçaj” pati operatori ekonomik që ofertoi me çmim 525€ apo 628€ me lirë ose përkthyer në përqindje mbi 121.6% me lire së kompania fituese, transmeton portali rajoni.org.
Konteata është nënshkruar me 18 qërshor.
Tenderët me poentim të çmimit – mundësi për keqpërdorime
Procedura e poentimit të çmimit është një procedurë e cila përdoret në prokurimin publik për rastet kur autoriteti kontraktues “nuk e di” sasinë e artikujve që do të porosisë, dhe për këtë qëllim secili artikull në listë të çmimeve e ka sasinë “1”.
Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin.
Demokraci Plus, përmes faqes Flamujt e Kuq në Prokurim Publik kishtë gjetur se Komuna e Prizrenit kishtë lidhur kontratë me vlerë 1.5 milion për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara” duke përdorur procedurën e poentimit të çmimit. Një metër kub zhavorr është paguar 24 cent, ndërsa nga 30 pozicione në paramasë, 19 prej tyre kanë çmim prej 4 cent.
Gjatë zbatimit të kontratës, D+ kishtë gjetur se në një faturë ishtë paguar vetëm transporti (8.02 euro), por pa porositur fare zhavorr. Në një tjetër faturë ishtë paguar më shumë metër kub transport se sa që është porositur zhavorr. Vetëm në dy fatura dëmi që i ka shkaktuar komuna buxhetit të saj është mbi 24 mijë euro.