Komuna e Klinës ka dhënë një tjetër aneks kontratë për ndërtimin e fundrusit për filtrimin e ujit të pijes. Kontrata, që është dhënë, është për punë shtesë, shkruan rajoni.org.
Me këtë tender është shpërblyer kompania “Mirusha Company”. Vlera totale e kontratës është 54 mijë e 265 euro e 48 cent, shkruan rajoni.org.
Kjo kontratë është dhënë më 8 tetor.

Kush ësht kompania fituese e afërt me AAK’në?
Të rekomandimi për Lot I fituese është shpallur mbi 5 mije euro me e shtrenjet së oferta ma e lirë, kompania “Mirusha Company” me vlerë 1,709,978 euro. Kjo kompani ka fituar shumë tenderë në Komunën e Klinës.
Kjo kompani e cila është me seli në Klinë, është pronë e familjarëve të Sylejman Selimit, ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish këshilltar i Ramush Haradinajt. Më saktësisht, tre vëllezërit e tij, Mentor, Fidan dhe Selman Selimi janë pronarë të kompanisë.
