E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Komuna e Klinës shpall fituese të tenderit kompaninë që ofertoi rreth 211% më shtrenjtë së oferta me e lirë

Komuna e Klinës e udhëhequr nga Zenun Elezaj i AAK’së, ka shpërblyer me kontratë në vlerë të parashukuae prej 80,000€ operatorin ekonomik – “Ndermarrja Tregtare Grafike Blendi O.P.”, shkruan portali rajoni.org.

Në tenderin e hapur nga Komuna e Klinës për “Furnizim me material për zyre. Material te shtypur, dekorues për manifestime kulturore” në garë ishin dy kompani që dhanë ofertat e tyre.

Kompania që u përzgjodh fituese është “Ndermarrja Tregtare Grafike Blendi O.P.”, me çmimin e ofertës për njësi 720€.

Ofertë me të lire se operatori fitues pati operatori ekonomik “EUROPRINTY”, e cila ofertoi me vlerën 218€, apo 461 euro ose përkthyer në përqindje rreth 211 % me lire së kompania fituese, transmeton portali rajoni.org.

 

Tenderët me poentim të çmimit – mundësi për keqpërdorime

Procedura e poentimit të çmimit është një procedurë e cila përdoret në prokurimin publik për rastet kur autoriteti kontraktues “nuk e di” sasinë e artikujve që do të porosisë, dhe për këtë qëllim secili artikull në listë të çmimeve e ka sasinë “1”. Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin.

Demokraci Plus, përmes faqes Flamujt e Kuq në Prokurim Publik kishtë gjetur se Komuna e Prizrenit kishtë lidhur kontratë me vlerë 1.5 milion për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara” duke përdorur procedurën e poentimit të çmimit. Një metër kub zhavorr është paguar 24 cent, ndërsa nga 30 pozicione në paramasë, 19 prej tyre kanë çmim prej 4 cent.

Gjatë zbatimit të kontratës, D+ kishtë gjetur se në një faturë ishtë paguar vetëm transporti (8.02 euro), por pa porositur fare zhavorr. Në një tjetër faturë ishtë paguar më shumë metër kub transport se sa që është porositur zhavorr. Vetëm në dy fatura dëmi që i ka shkaktuar komuna buxhetit të saj është mbi 24 mijë euro.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer