Komuna e Leposaviqit, e cila udhëhiqet nga Lulzim Hetemi i Lëvizjes Vetëvendosje, ka realizuar një tender me vlerë 709,510.40€ përmes negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë, një procedurë që shpesh kritikohet për mungesë transparence, shkruan rajoni.org.
Kjo komunë ka rekomanduar dhe nënshkruar kontratë me operatorin ekonomik “Graniti shpk”, për asfalltimin e rrugës “Bistricë – Koshutovë”, mëson rajoni.org.
Rekomandimi është bërë me 8 maj, kurse finalizimi i ujdisë mes palëve ka ndodhur me datën 12 maj.
Komuna e Leposaviqit ua kishte dërguar ftesën për ofertim vetëm tre kompanive.
Përveç operatorit ekonomik fitues, në garë kishin marre pjesë edhe “Menti shpk” me ofertë 748,547.16€ dhe grupi operatoreve ekonomik “Papenburgu & Adriani Company” me ofertë 814,917.44€.
Kontratat e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë shpesh nuk janë transparente për disa arsye kryesore:
1. Ligjet dhe rregulloret e prokurimit publik parashikojnë përjashtime që lejojnë autoritetet kontraktuese të anashkalojnë procedurat standarde të transparencës, si në raste emergjente ose kur ekziston një furnizues unik.
2. Në disa raste, autoritetet dhe kompanitë mund të argumentojnë se publikimi i detajeve të kontratës mund të dëmtojë interesat e tyre komerciale ose konkurruese, duke penguar transparencën.
3. Institucionet mbikëqyrëse ose mediat shpesh nuk kanë qasje të plotë në dokumentet e tilla, çka ndikon në nivelin e ulët të transparencës dhe llogaridhënies.
4. Në raste të caktuara, mungesa e transparencës mund të jetë një strategji e qëllimshme për të fshehur marrëveshje që favorizojnë një palë specifike, duke rritur rrezikun e korrupsionit./Rajoni.org/