Thursday, June 5, 2025

Komuna e Mitrovicës fillon procedurat për ndërtimin e çerdhës në fshatin Kçiq i Madh

Sot kanë filluar zyrtarisht procedurat për ndërtimin e çerdhës për fëmijë në fshatin Kçiq i Madh, një projekt i shumëpritur nga banorët e kësaj zone, shkruan rajoni.org.

Çerdhja e re pritet të përmirësojë ndjeshëm kushtet për edukimin dhe përkujdesjen e hershme të fëmijëve në këtë fshat, duke ofruar një ambient të sigurt, bashkëkohor dhe të përshtatshëm për zhvillimin e tyre.

Sipas autoriteteve komunale, vlera e projektit kap shumën prej rreth 400 mijë eurosh. Kjo investim konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës arsimore dhe sociale në zonat rurale të Mitrovicës.

Pritet që punimet të nisin së shpejti, pas përfundimit të fazave administrative dhe të prokurimit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer