Sunday, December 7, 2025

Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje me UNITET-in, fillon menjëherë pastrimi i sheshit dhe rrugëve të qytetit

KRM “Uniteti” ka njoftuar se sot është nënshkruar Marrëveshja për Shërbime në Fshirje dhe Larje të Rrugëve, si dhe Largimin e Deponive Ilegale në territorin e komunës, ndërmjet KRM “Uniteti” dhe Komunës së Mitrovicës.

Me këtë marrëveshje janë përcaktuar obligimet për kryerjen e të gjitha shërbimeve të pastrimit publik, përfshirë mirëmbajtjen e hapësirave publike, larjen dhe fshirjen e rrugëve, si dhe largimin e deponive ilegale në gjithë territorin e Mitrovicës.

Menjëherë pas finalizimit të marrëveshjes, ekipet e KRM “Uniteti” kanë dalë në terren dhe kanë filluar zbatimin e detyrave të parapara.

KRM “Uniteti” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se situata e krijuar më herët ka ndodhur pa fajin e kompanisë. Po ashtu, kompania ka ritheksuar përkushtimin për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe garantimin e një mjedisi të pastër për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer