E hënë, 18 Nëntor, 2024

Komuna e Mitrovicës shpall fitues të tenderit ofertuesin me çmim 98 mije euro me të shtrenjtë se oferta me e lire [DOKUMENT]

Komuna e Mitrovicës, e cila udhëhiqet nga ekonomisti Bedri Hamza, ka shpërblyer me kontratë në vlerë gati 800 mije euro konsorciumin ekonomik – “Kosova Asfalt shpk, EL – Bau shpk, Avag Group shpk, Alfa.I”

Tenderi ku u shpall fitues ky grup operatoresh parasheh ndërtimin e rrugës “Dëshmorët e Kombit” në Shipol , raporton portali rajoni.org.

Tenderi ju dha konsorciumit ekonomik, ani se oferta e tyre nuk ishtë më e lira

Grupi i operatoreve ekonomik “Kosova Asfalt shpk, EL – Bau shpk, Avag Group shpk, Alfa.I”, u shpallen fitues edhe pse kishte biznese të tjera që ofertuan më lirë.

Komuna e Mitrovicës përdori procedurën e hapur në këtë aktivitet prokurimi. Krahas operatoreve të lartëpermendur, aplikuan edhe tre ofertues, raporton rajoni.org.

Konsorciumi “Bujar Shabani B.l.; N.N.SH. WORLD MEDIUM sh.p.k” konkurroi me një çmim prej 678 mijë euro.

Fituesit e tenderit “Kosova Asfallt shpk, EL – Bau shpk, Avag Group shpk, Alfa.I” me 777 mijë euro – çmim me të cilin edhe u shpallen fitues. Kompania “Asfalt Corp” kunkurroi me 851 mije euro dhe konsorciumi “Benita Company, Asfalt Group” me 800 mijë sosh.

Operatorëve të përbashkët “Bujar Shabani B.l.; N.N.SH. WORLD MEDIUM sh.p.k” nuk u kreu punë çmimi më i lirë, që ishte edhe kriter kryesor për dhënien e kontratës, raporton rajoni.org.

Ata u eliminuan nga autoriteti komunal, për siç u tha, mosplotësim të kritereve tjera të kërkuara në Dosjen e Tenderit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer