Saturday, May 31, 2025

Komuna e Mitrovicës shpall fituese të tenderit kompaninë që ofertoi mbi 755% më shtrenjtë së oferta me e lirë

Komuna e Mitrovicës, ka shpërblyer me kontratë në vlerë prej 600,000 mijë eurosh operatorin ekonomik – “Eing Com”, shkruan portali rajoni.org.

Në tenderin e hapur nga Komuna e Mitrovicës për “Mirëmbajtja,ngritja dhe revitalizimi i sipërfaqeve të gjelbëruara dhe parqeve në qytet” në garë ishin tre kompani që dhanë ofertat e tyre.

Kompania që u përzgjodh fituese është  “Eing Com”, me çmimin e ofertës për njësi 8.90 euro.

Ofertë me të lire se operatori  “Eing Com” pati operatori ekonomik “Hydro Ing, Viante Konstruktiom” e cila ofertoi me vlerën 7.28€ dhe operatori ekonomik “Gani Mlinaki B.I” që ofertoi me çmim 1.04€ apo 7.62€ me lirë ose përkthyer në përqindje mbi 755% me lire së kompania fituese, transmeton portali rajoni.org.

Njoftimi mbi vendimin e AK dhe letra standare janë nënshkruar sot nga zyrtari i prokurimit, Kushtrim Mehaj.

 

Tenderët me poentim të çmimit – mundësi për keqpërdorime

Procedura e poentimit të çmimit është një procedurë e cila përdoret në prokurimin publik për rastet kur autoriteti kontraktues “nuk e di” sasinë e artikujve që do të porosisë, dhe për këtë qëllim secili artikull në listë të çmimeve e ka sasinë “1”. Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin.

Demokraci Plus, përmes faqes Flamujt e Kuq në Prokurim Publik kishtë gjetur se Komuna e Prizrenit kishtë lidhur kontratë me vlerë 1.5 milion për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara” duke përdorur procedurën e poentimit të çmimit. Një metër kub zhavorr është paguar 24 cent, ndërsa nga 30 pozicione në paramasë, 19 prej tyre kanë çmim prej 4 cent.

Gjatë zbatimit të kontratës, D+ kishtë gjetur se në një faturë ishtë paguar vetëm transporti (8.02 euro), por pa porositur fare zhavorr. Në një tjetër faturë ishtë paguar më shumë metër kub transport se sa që është porositur zhavorr. Vetëm në dy fatura dëmi që i ka shkaktuar komuna buxhetit të saj është mbi 24 mijë euro.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer