E diel, 22 Dhjetor, 2024

Komuna e Perparim Rames blenë 10 kompjuterë me çmim të “fryer” nga 3 mijë e 24 euro copa [DOKUMENT]

Komuna që udhëhiqet nga “partneri” i LDK’së, Perparim Rama, ka blëre 10 kompjuter të ri, raporton portali rajoni.org.

Në tenderin publik është shpallur fituese kompania Storm ICT me vleren e përgjithsmë të tenderit prej 34 mije e 545 euro.

Pra, sipas kësaj kontratë të nënshkruar me 3 gusht me titullin ‘Furnizim me Kompjuter Dekstop [lot 1]”, Komunës se Prishtinës 10 kompjuterët i kanë kushtuar 30,245€ apo 3,024€ për një kompjuter.

Po ashtu përveç kompjutereve, pushteti i Perparim Rames i bleu edhe 10 monitor të cilët i kanë kushtuar 4.300€ apo 430€ për 1 monitor.

Modeli dhe marka e kompjutëreve mbahet i fshehur

Në kontratën e nënshkruar në mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë fituese STORM ICT, nuk është treguar modeli dhe marka e kompjutëreve. Nuk dihet se për çka do të përdoren këta super kompjuter me çmim stratosferik.

Por, ajo çka dihet është se sipas specifikave minimale del se këta kompjuter dyshohet të jenë gaming apo thënë ndryshe kompjuterë qe përdoren për të luajtur lojëra siç është counter strike.

Rajoni, në hulumtimin e tij po ashtu ka zbuluar se për dallim prej tendereve tjere të kësaj komune, del qe ky tender të jetë i super “fryer” sepse zakonishtë në tenderet e kaluara kjo komunë ka blërë me çmim për njësi nga 500€ deri në 1.000€

Komuna e Prishtinës nuk kthen pergjigjje

Portali rajoni.org, lidhur me kontraten në fjale ka derguar pyetje drejt zyres për informim të komunës se Prishtinë.

Pyetjet e rajonit ishin se për çfarë do të përdoren këta kompjuter dhe se cili është modeli dhe marka e tyre.

Mirëpo përkundër pritjeve të rajonit për mbi dy jave, komuna e Prishtinës nuk ka kthyer pergjigjje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer