Komuna e Skenderajt ka shpallur thirrje publike për mbështetje financiare të studentëve të arsimit të lartë në Kosovë, shkruan rajoni.org.
Sipas njoftimit të Komunës, thirrja synon të mbështesë shkollimin e studentëve që studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë në vlerë prej 500 euro.