E hënë, 11 Nëntor, 2024

Komuna e Skënderajt e bënë hore vetën, nuk i përputhen faturat!

Përpjekja për të dalë mirë para votuesve të vetë i ka dështuar qeverisjes se Fadil Nurës, shkruan portali rajoni.org.

Asamblisti i IDEAL’it dje gjatë zhvillimit të seancës akuzoj se komuna e Skenderajt ka paguar fatura për dreka dhe darka në një lokal në Beograd të Serbisë.

Nga ana tjetër Nura i kishtë replikuar Ejupit lidhur me faturat se është e mundshme të këtë ndodhur një gje e tille, kur zjarrëfikesit kanë shkuar për një donacion.

Mirëpo komuna e Skenderaj një ditë me vonë ‘demantoj’ Fadil Nurën dhe Ejupin duke dalur me një sqarim se biznesi në fjale gjindet në Mitrovicë dhe jo në Beograd, madje në reagim i është bashkangjitur dhe fatura.

Se cila është e vërteta këtu, nuk dihet – por, ajo qe ra në sy mes faturës dhe listës se raportuar për shpenzimet e bëra për dreka dhe darka zyrtare në komunën e Skenderajt që nga 1 janari 2023 deri me 17 Prill 2023 është mosperputhja e tyre.

Në raportin e siguruar nga portali rajoni.org data e faturës se raportuar është me 10.02.2023 ndersa në faturën e publikuar nga komuna në facebook është tre ditë me herët me 07.02.2023.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer