E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Komuna e Skënderajt e shpërblen me afro gjysmë milioni euro tender ish-drejtorin komunal!

Ish drejtori i Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Ambientit në Komunën e Skenderajt, Zymer Delija, ka fituar tender afro 500 mijë euro në këtë Komunë. Delija ishte emëruar si drejtor në fillim të udhëheqjes së Nurës në Skenderaj. Madje ai ishte quajtur si “krenaria e qytetit” nga Sami Lushtaku. Ndërsa së fundmi kompania që ai udhëheq “ZeD Architects” së bashku me një kompani tjetër kanë fituar tenderin prej 468 mijë euro, raporton rajoni.org.

Komuna e Skenderajt me 7 shtator ka shpallur fitues të tenderit “Renovim i Objekteve Shkollore“, kompanitë “ZeD Architects” dhe “Lioni SHPK”.

Pronari i kompanisë “ZeD Architects”, është ish drejtori i Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Ambientit, Zymer Delija.

fittt.jpg

Ai para një viti kishte dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit. Siç thuhej ai kishte kërkuar nga kryetari i Komunës që ta lirojë nga detyra për shkak të angazhimeve të mëdha private qe ai i ka në biznesin e tij familjar.

IMG_1600.jpeg

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer