E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Komuna e Skenderajt shpall fituese të tenderit kompaninë që ofertoi mbi 820% më shtrenjtë së oferta me e lirë

Komuna e Skenderaj, ka shpërblyer me kontratë në vlerë prej 540,000 mije eurosh operatorin ekonomik – “N.T.SH Ramadani; Archi time shpk”, shkruan portali rajoni.org.

Në tenderin e hapur nga Komuna e Skenderajt për “Riparimi dhe mirëmbajtja e ndërtesave arsimore në Komunën e Skenderajt” në garë ishin dy kompani që dhanë ofertat e tyre.

Kompania që u përzgjodh fituese është  N.T.SH Ramadani; Archi time shpk”, e familjes Ramadani me çmimin e ofertës për njësi 773,10 euro.

Ofertë me të lire se operatori  “N.T.SH Ramadani; Archi time shpk” pati operatori ekonomik “Ismet I. Mustafa B.I, Arhiko ing shpk Al – Group shpk” e cila ofertoi me vlerën 93.55€, apo 679 euro ose përkthyer në përqindje mbi 820% me lire së kompania fituese, transmeton portali rajoni.org.

Tenderët me poentim të çmimit – mundësi për keqpërdorime

Procedura e poentimit të çmimit është një procedurë e cila përdoret në prokurimin publik për rastet kur autoriteti kontraktues “nuk e di” sasinë e artikujve që do të porosisë, dhe për këtë qëllim secili artikull në listë të çmimeve e ka sasinë “1”. Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin.

Demokraci Plus, përmes faqes Flamujt e Kuq në Prokurim Publik kishtë gjetur se Komuna e Prizrenit kishtë lidhur kontratë me vlerë 1.5 milion për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara” duke përdorur procedurën e poentimit të çmimit. Një metër kub zhavorr është paguar 24 cent, ndërsa nga 30 pozicione në paramasë, 19 prej tyre kanë çmim prej 4 cent.

Gjatë zbatimit të kontratës, D+ kishtë gjetur se në një faturë ishtë paguar vetëm transporti (8.02 euro), por pa porositur fare zhavorr. Në një tjetër faturë ishtë paguar më shumë metër kub transport se sa që është porositur zhavorr. Vetëm në dy fatura dëmi që i ka shkaktuar komuna buxhetit të saj është mbi 24 mijë euro.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer