Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur konkurs për 8 vende të lira të punës, përkatësisht për 8 mësimdhënës, shkruan portali rajoni.org.
Pozitat e lira janë:
- Mësimdhënës i Matëmatikës; 4 pozita të lira,
- Mësimdhënës i Gjuhës Gjermane; 3 pozita të lira dhe
- Mësimdhënës për fizikë; 1 pozitë e lirë
Sipas të dhënave në dokument, 8 pozita në fjale janë me kohe të caktuar.
Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit të konkursit.