Drejtoria për arsim në komunën e Skenderajt ka shpallur konkurs për 9 vende të lira të punës, përkatësisht për 9 edukatore, raporton portali rajoni.org.
Sipas konkursit, kërkohen 4 edukatore për grupmoshat 0-3 vjeç dhe 5 edukatore për moshat 3-6 vjeç.
Pozitat janë të hapura për afat të pacaktuar.
Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga dita e shpalljes së konkursit, saktësisht nga data 21.02.2025 deri me datën 20.03.2025.