1.560.000€ euro është shuma që Komuna e Skenderajt e ka vënë në dispozicion për një tender përmes të cilit planifikohet ndriçimi i qytetit dhe fshatrave të Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
Për këtë aktivitet të prokurimit përdoret procedurë e hapur e prokurimi me kriter për dhënie të kontratës – çmimi më i ulët.
Data 7 maj është caktuar edhe afati deri kur mund të ofertojnë kompanitë e interesuara për këtë aktivitet të prokurimit.