Edhe në mandatin e ri të Ferit Idrizit po vazhdojnë punësimet partiake në Komunën e Vushtrrisë, shkruan portali rajoni.org.
Së fundmi, portali rajoni.org ka zbuluar edhe një emër tjetër i cili i prinë listës në konkursin e hapura nga zyra e burimeve njerëzore e Komunës se Vushtrrisë.
Bëhet fjale për, Valbona Bilallo Muzaqi, anëtare e “PDK” në Vushtrri e cila në zgjedhjet e fundit lokale ishte pjesë e listës së PDK’së në garën për Asamble Komunale, zbulon portali rajoni.org.

Në dokumentin që ka siguruar rajoni.org, Valbona Bilalli Muzaqi ka dalur e para në listë për pozitën mësimdhënëse e Kimisë Analitike në shkollen “Bahri Haxha” në Vushtrri.
Ajo ka marrë plot 79.5 pikë nga ky vlerësim.

Lidhur me këtë temë, Rajoni.org i ka shkruar Komunës së Vushtrrisë dhe Ferit Idrizit, mirëpo të njëjtit deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.