Komuna e Vushtrrisë e udhëhequr nga Ferit Idrizi, ka shpallur njoftimin për kontrata për ndërtimin e kanalizimit në disa fshatra dhe lagje të Vushtrrisë, shkruan rajoni.org.
Sipas njoftimit, vlera e parashikuar e kontratës është 1 milionë e 859 mije euro.
Sipas paramases, kanalizimi pritët të ndërtohet në disa fshatra dhe lagje: Bjanskë – Smrekonicë, Gojbulë, Samadrexhë, Maxhunaj, Pantinë – Ashlan, Shallcë, Mihaliq, Kollë, Pestovë, Stanoc i poshtëm, Stanoc i Epërme, Balinicë, Akrashticë, Druarë dhe Shallc.
Kompanitë që janë të interesuar për ndërtimin e këtij projekti, mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 7 korrik.
Lloji i procedurës së prokurimit është i hapur.
Kohëzgjatja e kontratës, është paraparë që të bëhet me 20.08.2025 deri me 31.12.2027./Rajoni.org/