Fermëri Smajl Babaj nga fshati Llaushë i komunës se Skenderajt me një postim në rrjetin social “facebook” ka thënë se është hera i dyte qe po e mbjell serën dhe është hera e dytë qe vershimet po i’a prishin atë, transmeton portali rajoni.org.
“Nuk do merzitesha, nëse do e kisha grand, por e kam me ndjersen e babës, që tanë jetën u mundu të më bënë më një biznes”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka akuzuar komunën e Skenderajt se ka flejtë në gjumë dhe se nuk ka marrë asnjë veprim qe të ndërrmarre masa për mos perseritjen e vershimeve!
“Lumi më nuk ka shtrat, Komuna ka flejt, dhe ende është në gjumë, dhe po pret lek nga qeveria. E po harron se qeveria ashtë nxan me paraden e krenaris, edhe se qysh me votu Kodin Civil. Kjo i ngutet, jo halli i qytetarëve”, vazhdon Babaj.
Postimi i plotë;
Është hera e dytë që e mbjelli këtë Serë, dhe si duket më s’do ta mbjelli. Nuk do merzitesha, nëse e kish grand, por e kam me ndjersen e babës, që tanë jetën u mundu të më bënë më një biznes.
Pjepnin e prishi uji, si duket edhe domaten do ta prish!
Lumi më nuk ka shtrat, Komuna ka flejt, dhe ende është në gjumë, dhe po pret lek nga qeveria. E po harron se qeveria ashtë nxan me paraden e krenaris, edhe se qysh me votu Kodin Civil. Kjo i ngutet, jo halli i qytetarëve.
Unë i bëra ballë hajnis, keqpërdorimeve të të gjitha partive, dhe i bëra të gjitha, me lejen e Zotit, do ti’a dal edhe me mosaftësin e juaj!