Me 10 qërshor kanë filluar zyrtarisht procedurat për ndërtimin e subqendrës në fshatin Klinë të Epërme, një projekt i shumëpritur nga banorët e kësaj zone, shkruan rajoni.org.
Sipas dosjes së tenderit, vlera e projektit pritet të kap shumën prej rreth 597 mijë eurosh.
Ky investim konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe sociale në BL të Klinës së Epërme.
Pritet që punimet të nisin së shpejti, pas përfundimit të fazave të prokurimit.