Monday, July 21, 2025

Konfirmohet raportimi ekskluziv i rajonit, “zyrtarizohet” kandidatura e Sylejman Mehollit për kryetar të Vushtrrisë

Raportimi rajonit me datën 13 qershor së Sylejman Meholli pritet të jetë kandidat i Vetvëndosjes për Kryetar të Komunës së Vushtrrisë, është konfirmuar nga anëtar të kësaj partie.

Nasuf Aliu, një prej aderimeve të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje në Vushtrri, ka zyrtarizuar publikisht kandidaturën e Sylejman Mehollit për kryetar të kësaj komune.

Aliu, i punësuar në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” pas aderimit të tij në VV, në një postim në rrjete sociale ka konfirmuar se kandidati zyrtar i Vetëvendosjes për zgjedhjet lokale në Vushtrri do të jetë Sylejman Meholli.

Sipas tij, Meholli do të fitojë që në raundin e parë, pa pasur nevojë për balotazh.

Postimi i plotë i Nasuf Aliut:

“Mirëmëngjesi, Vushtrri! ❤️
Po vjen fundviti 2025 me energji të re, me shpresë, dhe me fundin e riciklimit politik!
Koha është për ndryshim.
Koha është për Vushtrrinë që ecë përpara!
🗳️ #SylapaBalotazh”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer