Portali rajoni.org ka raportuar dje për një aksion të policisë në mbrëmjen e së premtë në rrugen “Azem Bejta” në Skenderaj.
Burimet e rajonit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy personat që po lëviznin me automjet, janë kapur me substanca narkotike dhe të njejtit janë arrestuar.
Rajoni kishë mësuar se pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Posedim i pautorizuar i narkotikeve dhe armës’.
Rastin për aksionin e zhvilluar e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
“Gjatë kontrollit të veturës së njërit nga të dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar pistoleta e tipit TT me karikator me tetë (8) fishekë”, thuhet në raport.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.