Portali rajoni.org raportoj mbrëmë ekskluzivisht së Fadil Nura pritet të jetë nënkryetar i Komunës së Skenderajt, shkruan rajoni.org.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Sami Lushtaku përmes një njoftimit në rrjetin social “facebook”.
Postimi:
Me vendimin tim të parë si kryetar i komunës së Skenderajt, kam emëruar Fadil Nurën si nënkryetar komune, një mik e bashkëpuntor i imi për vite me radhë.
Me bashkëpunimin tonë shumëvjeçar, me përvojën dhe profesionalizmin që e ka dëshmuar në çdo detyrë, jam i bindur se do të punojmë krah për krah, për t’i çuar përpara projektet që i kemi nisur gjatë mandatit të Fadilit si kryetar komune, për t’u ofruar qytetarëve punë të ndershme e rezultate konkrete!
SL