Tuesday, July 15, 2025

Konfirmohet takimi i Abdixhikut dhe diplomates amerikane

Pas dështimit të seancës së 47-të të Kuvendit të Kosovës, në një lokal të kryeqytetit, vetëm pak metra larg ndërtesës së Qeverisë, u zhvillua një takim që ka ngjallur shumë pyetje në qarqet politike dhe diplomatike të vendit.

E ngarkuara me punë e Ambasadës amerikane, Anu Prattipati, është parë duke hyrë në lokal rreth orës 12:00, duke iu bashkua kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Takimi zgjati plot një orë e gjysmë, mjaftueshëm për të lënë pas dyer të mbyllura jo vetëm kafe, por edhe agjenda të paqarta politike, shkruan indeksonline.

Ky takim vjen në një moment të ndjeshëm për politikën kosovare. Sot dështoi përsëri konstituimi i Kuvendit për arsye ende të paqarta, ndërsa tensionet mes partive politike janë në rritje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer