E diel, 17 Nëntor, 2024

Konflikt familjar: I riu ushtron dhunë ndaj nënës dhe vëllait, i kërcënon me vrasje

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në rrugën “Mustafë Koka” në Gjilan, ku një person dyshohet se i ka shkaktuar telashe nënës së tij 55-vjeçare.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rastin në Polici e ka denoncuar viktima, e cila ka deklaruar se i biri fillimisht ka filluar një konflikt verbal me të dhe më pas nuk e ka lejuar që të futet brenda. Përballë kësaj situate, djali tjetër i saj ka ndërhyrë dhe është futur në sherr me të vëllanë.

Sinjali mëson se djali tjetër i frikësuar se vëllai mund ta sulmojë nënën i ka dalë asaj në krah, por situata aty eskaloi pasi i dyshuari i kërcënoi ata me jetë.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është arrestuar i dyshuari, i cili më pas  është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë dhe inicimin e rasteve për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer