E diel, 22 Dhjetor, 2024

“Konkursi i kurdisur”, Shefit kabinetit të Ferit Idrizit punësohet në një pozitë të lartë në komunë!

Komuna e Vushtrrisë ka hapur konkurs për Zyrtar i lartë ligjor në Drejtorinë për gjeodezi, kadastër dhe pronë.

Njoftimi për shpalljen e konkursit ishte bërë nga komuna më 10.01.2024.

Bujar Shatrolli, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është zgjedhur fitues i këtij konkursi, si më i poentuari prej kandidatëve të tjerë me gjithsej 88 pikë.

Lidhur me këtë, LDK në Vushtrri, kishte denoncuar konkursin duke e akuzuar pushtetin së i njëjti ishte kurdisur dhe së është parapërgaditur për shefin e kabinetit të kryetarit të Ferit Idrizit, Bujar Shatrollin.

“Konkurs i parapërgatitur për Shefin e Kabinetit të Kryetarit të Komunës. I bindur se do të humbas në zgjedhjet e ardhshme sepse nuk bëri asgjë përveç se mashtroi çdonjërin që i besoi, Ferit Idrizi tani i ka shpallë konkurs për punësim Shefit të tij të Kabinetit. Vetëm pak ditë më parë u punësua Asistenti i Nënkryetarit, e pas tij i erdhi radha edhe shefit të tij të kabinetit, të cilin Feriti nuk e lë pa shpërblim”, thuhej në komunikatën e tyre.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer