Thursday, December 18, 2025

Konkursi i shpallur nga ish drejtori Slamniku anulohet nga qeverisja e re në Fushë Kosovë – dyshohet për shkelje ligjore

Pas zbulimit të dyshimeve për keqpërdorime serioze në konkursin për punësime në sektorin e shëndetësisë në Komunën e Fushë Kosovës, kryetari i ri i komunës, Valon Prebreza, ka marrë vendim për anulimin e konkursit dhe largimin nga puna të personave që ishin punësuar më 1 dhjetor, në ditët e fundit të qeverisjes së ish-kryetarit Burim Berisha.

Sipas të dhënave, dhjetëra mjekë, infermierë, teknikë, si dhe një jurist dhe një administrator i sistemit informativ shëndetësor, ishin pranuar në punë përmes një vendimi të marrë nga stafi i ish-kryetarit, në bazë të një konkursi të hapur më 8 gusht.

Burime brenda komunës bëjnë të ditur se procesi i rekrutimit po cilësohet si i paligjshëm dhe i motivuar politikisht, i zhvilluar në mënyrë të dyshimtë dhe me qëllim përfitimi elektoral, vetëm pak ditë para ndërrimit të pushtetit lokal.

Lidhur me këtë çështje, Rajoni.org i ka dërguar pyetje edhe ish-drejtorit të shëndetësisë në Fushë Kosovë, i cili ka qenë në detyrë në kohën kur konkursi ishte shpallur.

Pyetjet e dërguara kishin të bënin me dyshimet për shkelje ligjore.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, ish-drejtori nuk ka kthyer përgjigje.

Screenshot

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer