Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim lamtumirës, këshilltarin bilateral për logjistikë Rreshter Major Stephan Stieber, të Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, të cilin e ka dekoruar me medaljen Shërbim Vetëmohues.
Në një njoftim për media nga FSK, thuhet se Rreshter Major Stephan Stieber për disa vite ka punuar ngusht më FSK-në.
Në këtë njoftim thuhet se Gjenerallejtënant Jashari duke respektuar punën dhe angazhimin e tij gjatë periudhës 2017-2023 ka dekoruar me medaljen Shërbim Vetëmohues.
Po ashtu, në njoftim thuhet se gjatë shërbimit të tij për disa vite në Kosovë si Këshilltar për Logjistikë Stieber ka punuar ngushtë me FSK-në, duke ndihmuar në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve logjistike në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Rreshter Major Stephan Stieber ka treguar përkushtim, angazhim dhe mbështetje të vazhdueshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës duke kontribuar në forcimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit në mes FSK-së dhe Ushtrisë gjermane”, thuhet në njoftim.