E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Konzull nderi i Republikës së Kosovës në Graz Manfred Brandner udhëheq përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Graz

Në një ambient të bukur mu në mes të Graz-it u mbajt një takim festiv me personalitete të shquara nga jeta politike,kulturore dhe biznesore austriake dhe mysafirë shqiptar në kuadër të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.Takimin e hapi dhe moderoi konzull nderi i Republikës së Kosovës në Graz z.Manfred Bradner i cili i uroi të pranishmit dhe thekësoi për rrugëtimin e Kosovës deri në pavarësi si dhe sfidat të cilat po e ndjekin edhe sot, si dhe përkrahja e vazhdueshëme e Austrisë në të gjitha proceset.

Fjalën e mori në mes tjerëve Christoph Stark deputet në parlamentin austriak dhe kryetar i komunës Gleisdorf i cili foli për në mënyrë pozitive për integrimin e shqiptarëve në komunën nga ai vjen dhe në Steiermark e Austri në përgjithësi ndërsa në pjesën e dytë u koncentrua në zhvillimet gjeopolitike në botë dhe situatën në të cilën gjindet Kosova por edhe Austria, duke thekësuar se Austria është një partner i rëndësishum për Kosovën në gjithë këto ngjarje dramatike që po ndodhen në botë,z,Stark ishte ardhur i shoqëruar nga kryetari i këshillit koordinues të shoqatave të Steiermar-kut z.Valton Halimi i cili edhe vjen nga komuna e tij.

Me nga një fjalim të shkurtë u paraqiten edhe personalitete të tjera të rëndësishme nga Steiermarku të cilët thekësuan përkrahjen e e vazhdueshme edhe në të ardhmen për Kosovën në të gjitha fushat.

Një koktej rasti por edhe disa ushqime tradicionale të gjitha prodhime kosovare ishin përgaditur nga Rrjeti i Bisneseve Shqiptare në Steiermark në krye me Armond Aliu, ra në sy sidomos birra e pejes dhe verërat nga Kosova të cilat u pëlqyen më së shumëti.Organizatori ishte kujdesur edhe për disa pika muzikore me piano dhe violin nga Nikoll Ukaj si dhe ambienti ishte zbukuruar me pikturat e piktorit Haxhi Fejzullahu të cilat zgjuan kërshëri te pala austrike nga punimet me tema nga Austria si punimi i figurës së princit Franc Ferdinand, stemës së Steiermark-ut, ndarsa kulmi arriti kur ky piktor dhuroi një pikëtur z.Manfred Bandner me motive kosovare, u recituan në kétë rast edhe ca vargje nga poetja Kimete Zahiti Ternava

Se për çfarë niveli të lartë organizativ ishte ky takim tregon e dhëna e të pranishmëve:
Drejtori i policisë republikane dhe kryetar qendrës për siguri në Austri mag.Gerald Ortner,nga korpusi diplomatik Edith Hornig,Jörg Hofreiter,Andreas Bardeau, Nikolaus Herman,Drejtori i ARBÖ Klaus Eichberger,Harl Bauer etj.

Nga e gjithë kjo mund të konkludojm se shqiptarët në Austri në këtë rast në Graz janë shembull se si bashkëpunohet me institucionet austriake për të vënë agjenda të cilat shtyejnë në mënyrë të sigurt kauzat tona në nivel shtetëror.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer