E diel, 22 Dhjetor, 2024

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, gjatë një vizite zyrtare në Berlin, u prit nga Shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer, me ç’rast nënshkruan një Marrëveshje bilaterale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ndërmjet ministrive të Mbrojtjes të të dy vendeve.

Gjatë takimit bilateral, dy gjeneralët diskutuan sfidat globale dhe rajonale të sigurisë, duke theksuar nevojën për rritjen e bashkëpunimit ushtarak mes forcave të armatosura të Kosovës dhe Gjermanisë.

Marrëveshja e nënshkruar nga Jashari dhe Breuer, përfshin përkrahjen gjermane për Kosovën në ofrimin e mbështetjes politike, ushtarake dhe ligjore për FSK-në, duke mundësuar përfshirjen e saj në organizata ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Fushat e bashkëpunimit të përcaktuara nga kjo marrëveshje përfshijnë stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta, mbështetjen teknike dhe logjistike, si dhe aktivitete të tjera që fuqizojnë kapacitetet e mbrojtjes.

Kjo marrëveshje thekson rëndësinë e aleancës strategjike mes Kosovës dhe Gjermanisë, e cila vazhdon të luajë një rol kyç në zhvillimin dhe fuqizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer