E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Kosova, mbretëreshë e Ballkanikut U-21

Xhudoja kosovare po vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare.

Xhudistët e rinj e kanë dominuar Ballkanikun U-21 duke i fituar katër medalje të arta dhe një të bronztë, për ta bërë Kosovën mbretëreshë të kësaj gare, shkruan “Gazeta Express”.

Estea Arifaj, Enise Zijade, Andi Reshitaj e Muhamedin Veseli u veshën me ar, kurse Sidorela Dodaj ishte e bronztë.

Trajneri Driton Kuka ndihet krenar me garuesit kosovarë, duke siguruar se e ardhmja e xhudos është në duar të sigurta.

“Gjenerata po vjen dhe sot luftuan mirë dhe patën performancë premtuese! Kosova më e pasur për 4 Kampionë”, shkroi trajneri i suksesshëm kosovar në rrjetet sociale.

Ai ndërkohë u ankua për neglizhencë të përgjithshme ndaj këtij suksesi të Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer