E mërkurë, 15 Janar, 2025

Kosova me çmime të kurbaneve si në Norvegji [FOTO]

Jemi shumë afër festës së Kurban Bajramit , festë kjo e cila karakterizohet me therjen e kurbaneve. Therja bëhet pas faljes së namazit të Bajramit, shkruan porali rajoni.org.

Shumë qytetarë të besimit islam, blejnë kurban dhe mishin e tyre e shpërndajnë tek familjet e varfra.

Këtë vit krejt ndryshe duket të funksionoj shitja e kurbaneve. Tregu i kafshëve është i zbrazët. Tregtarët e kurbaneve kanë vendosur që shitjen e tyre, ta bëjnë përmes porosive Online.

Me një kërkim të thjeshtë të portalit rajoni.org, dalin mjaftueshëm faqe në rrjete sociale, me mbishkrime “Shesim kurban me çmimin 160 euro”.

Çmimet e kurbanit janë dukshëm më të larta, se një vit më parë. Vitin që shkoi çmimi për një kurban ishte 120-130 euro. Ndërkaq këtë vit, çmimet e kurbanëve janë rritur për 30 euro më shumë.

A e dini se Kosova dhe Norvegjia nuk kanë dallim të medha në çmimin e kurbanit ndonëse dihet botërisht qe kanë dallime të medha në të ardhurat mujore.

 

Me saktësisht, pra sapo thamë qe në Kosovë; Kurbani kushton 160 euro ndërsa në Norvegji i njejti kushton 2,000 mije kruna. 2000 mije kruna nese valutohen në euro i bie saktësisht 169.02 euro, pra dallimi është veç 9.02 euro!

Pra nese dallimet në pagën mesatare të nje qytetari nga Kosova edhe një qytetari në Norvegji është mbi 4.400 euro, i njejti dallim nuk është në çmimin e kurbanit.

Pra, një punëtori në Norvegji i duhen saktësisht 7 orë për të punuar qe ti fitoj paratë për t’a blere kurbanin, puntorit në Kosovë do i duhet 64 orë edhe atë duke e mbi-vlersua pagësen për orë punë./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer