E hënë, 18 Nëntor, 2024

Kosova me normën më të lartë e rritjes së kreditimit në rajon

Kreditimi shënoi rritje në pothuajse të gjitha vendet e rajonit prej mesatarisht 4.2 për qind.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se norma më e lartë e rritjes së kreditimit u shënua në sektorin bankar të Kosovës me 16.1 për qind, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut 11.6 për qind dhe Mali i Zi 9.0 për qind.

“Ekonomia e Kosovës vazhdon ta mbajë shkallën më të ulët të kredive joperformuese prej 2.0 përqind, ndërsa Mali i Zi raporton nivelin më të lartë të kredive joperformuese prej 6.7 përqind, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina me 5.2 përqind”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së.

Sa i përket, depozitave, ato kanë shënuar rritje në të gjitha vendet e rajonit: më e larta në Mal të Zi (24.4 për qind), Kosovë (13.3 për qind), Serbi (7.0 për qind) dhe në Shqipëri (5.9 për qind).

“Shtrëngimi i politikave monetare pritet të reflektohet në kosto më të lartë për financim dhe për pasojë, në ngadalësim të kërkesës për kredi dhe rritje të kostos së financimit për sektorin bankar”, thuhet në raportin e BQK-së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer