Wednesday, January 28, 2026

Kosova Med dhuron pajisje shëndetësore për QKMF “Nënë Tereza” në Klinë

Operatori Ekonomik “Kosova Med” sot ka dhuruar një donacion të rëndësishëm për QKMF-në “Nënë Tereza” në Klinë.

Sipas njoftimit të QKMF-së në Klinë, ky donacion përfshinë, një karrige stomatologjike për QMF Zllakuqan dhe dy pajisje oksigjeni të kondensuar për nevojat e shërbimit të urgjencës në QKMF.

Pajisjet u pranuan nga Drejtori i QKMF-së, Prof. Ass. Dr. Gazmend Bojaj, dhe Kryeinfermierja Teuta Baca Rukolli, të cilët shprehën mirënjohjen e tyre për menaxhmentin e Kosova Med, duke theksuar se ky donacion është një ndihmë shumë e nevojshme për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer