Wednesday, December 17, 2025

Kosova nënshkruan kontratë për blerjen e sistemeve të artilerisë HUMVEE Hawkeye

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë kornizë me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake AM General.

Lajmin e ka bërë të ditur Maqedonci përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Kontrata përfshin blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS). Në kontratë gjithashtu përfshihen automjete moderne të mbështetjes, pjesë rezervë, mirëmbajtja si dhe trajnimi për operim dhe mirëmbajtje”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, ka vlerësuar se me këtë blerje Forca e Sigurisë së Kosovës, po kalon në një fazë tjetër të zhvillimit.

“Atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta”.

Mqedonci theksoi se kjo blerje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne.

“Të aftë, të gatshme dhe të ndërveprueshme me aleatët tanë strategjikë, duke garantuar siguri më të madhe për vendin dhe stabilitet afatgjatë në rajon”.

Në muajin tetor, Maqedonci gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishfe njoftuar se ka diskutuar për prokurime të reja për FSK-në.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer