E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Kosova synon t’i nisë me këmbë të mbarë sonte parakualifikueset e Botërorit 20

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do ta nisë sonte aventurën e re në parakualifikueset e Kupës së Botës 2027.

Dardanët stërvitën intensivisht për disa ditë radhazi, pas përfundimit të Final 8 të Kupës, ndërsa janë të gatshëm për sfidën që i pret sonte me Irlandën.

Kosova ka përfunduar në grup me Zvicrën, Irlandën e Azerbajxhanin

Verdhekaltrit do të luajnë sonte me Irlandën ën Prishtinë, ndërsa sfidën e dytë do ta kenë me Azerbajxhanin në udhëtim pas tri ditësh, respektivisht më 25 shkurt.

Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA ​​2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.

Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025.

Dardan Berisha me shokë do të mundohen ta nisin më këmbë të mbarë këtë kampanjë parakualifikuese me synimin për të kaluar në fazën e rregullt kualifikuese të Botërorit 2027.

Ndeshja mes Kosovës dhe Irlandës do të luhet sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00. 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer