Thursday, January 15, 2026

Kosovari hero në Zvicër, shpëton të moshuarit nga zjarri në shtëpinë e pleqve

  ndërhyrje e shpejtë dhe e guximshme e një kosovari ka parandaluar një tragjedi të mundshme në një shtëpi pleqsh në Pfaffikon (SZ)

Bëhet fjalë për Ibrahim Selimi 41-vjeçar duke përdorur një zorrë uji kopshti, arriti të shuajë zjarrin para se flakët të përhapeshin më tej.

Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 15:30 në qendrën e kujdesit “Roswitha”.

Selimi, i cili po punonte në zonë së bashku me bashkëshorten e tij Fatlindën 38-vjeçare, vuri re flakë në një ballkon të objektit. Pa hezitim, ai reagoi menjëherë.

Fillimisht u përpoq ta shuante zjarrin me borë, por pa sukses. Më pas, i kujtohet se në automjet kishte një zorrë uji që përdoret për ujitjen e kopshtit të cilën e përdori për të shuar flakët.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij njoftoi policinë dhe paralajmëroi stafin e shtëpisë së pleqve dhe banorët për rrezikun.

Referuar Policisë Kantonale të Schwyz-it, zjarri u shua para mbërritjes së zjarrfikësve.

Dy gra, të moshës 45 dhe 61 vjeç, u dërguan në spital për kontroll mjekësor për shkak të ekspozimit ndaj tymit. Fatmirësisht, nuk raportohet për pasoja serioze, transmeton tutje albinfo.ch.

Autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit, i cili dyshohet se është shkaktuar nga një cigare e ndezur. Drejtuesi i shtëpisë së pleqve falënderoi çiftin Selimi për reagimin e shpejtë dhe veprimin e matur, duke theksuar se falë tyre u shmang më e keqja.

Vetë Ibrahim Selimi nuk e quan veten hero.

“Bëra vetëm atë që ishte e nevojshme”, tha ai për Blick

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer