E enjte, 24 Tetor, 2024

Ankesat për mashtrim, KPM i dënon me 100 mijë euro Artmotion, Ipkon, Kujtesë e Telkosin

Komisioni i Pavarur për Media ka gjobitur me 100 mijë euro katër operatorët kabllorë, me 64 mijë euro operatorin ‘Artmotion’, me 26 mijë euro operatorin kabllor ‘Kujtesa’, me 7 mijë euro operatorin ‘Ipko’ dhe me 3 mijë euro operatorin ‘Telkos’.

Kjo pas ankesave të qytetarëve ndaj këtyre operatorëve të cilët kishin ndaluar transmetimin e kanaleve të platformës “Digitalb” pa paralajmërim.

Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, arsyetoi vendimin dhe tregoi shkeljet nga operatorët.

“Kemi disa shkelje të rregulloreve, operatorët kanë vepruar kundër rregulloreve si njoftimi 30 ditë para për ndryshimet e planifikuara. Operatorët kanë vepruar në kundërshtim me obligimin për të njoftuar KPM-në për ndryshimet. Duke u bazuar në numrin e ankesave KPM do të veprojë për sanksionimin duke ofruar gjobën maksimale brenda ligjit që është 100 mijë euro”- tha ai.

Mehmeti gjithashtu ka përmendur si shkelje mospajisjen e konsumatorëve me listën e kanaleve kur ata kanë bërë kontratën.

Sipas Mehmetit, operatorët janë të obliguar që krahas kontratës të bashkangjesin dhe kanalet për të cilat po lidhin kontratë konsumatorët.

Në fillim të janarit kanalet e Digitalb që transmetoheshin në Kosovë përmes operatorëve kabllorë, kishin ndaluar transmetimin, për shkak se siç u tha nga kompanitë, kishte përfunduar marrëveshja në mes palëve.

Qytetarët kishin raportuar se edhe pse kanë bërë abonime vjetore në disa nga operatorët e kabllorëve ku kanë qenë të përfshira edhe kanalet sportive që e transmetojnë Premier Ligën angleze, tanimë atyre u është ndalur transmetimi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer