E mërkurë, 23 Tetor, 2024

KQZ-ja pezullon një parti politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të enjten ka marrë vendim për pezullimin e partisë politike, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), pasi nuk ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor sipas afatit ligjor.

Afati i fundit për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për PREBK-në ka qenë data 6 janar 2024.

Sipas vendimit të KQZ-së, PREBK obligohet që ta mbajë Kuvendin Zgjedhor në një afat shtesë prej 45 ditësh dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë sipas rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ-ja merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë.

Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që të mbajnë Kuvendin Zgjedhor brenda 6 muajve nga data e regjistrimit të partivE dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë se ky vendim është diskriminim, pasi shkelje të ngjashme ka pasur edhe nga partitë tjera.

“Ky është rasti i disa partive që pezullohet për këtë, një rast e kemi pas me të njëjtat kushte dhe nuk e kemi pezulluar dhe dua ta theksoj se jemi duke bërë diskriminim në rrethana të njëjta për kushte të ndryshme. Ky është rast klasik i diskriminimit”, u shpreh ai. /EO

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer