Saturday, February 22, 2025

KQZ paralajmëron se do t’i publikojë rezultet e kandidatëve për deputetë nga votat e numëruara deri tash

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se para shpalljes së rezultateve përfundimtare po përpiqet t’i publikojë rezultatet e votave të kandidatëve të të gjitha partvie politike për deputetë të cilat i kanë arritur deri më tani.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi dha lajmin për këtë, ndërsa tregoi se deri në orën 16:00 në qendrat komunale janë procesuar rreth 78% e vendvotimeve.

“Sa i përket çështjes së rezultateve të kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë përpjekje që para shpalljes së rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, t’i publikojmë këto rezultate për vendvotimet të cilat janë numëruar në qendrat komunale të numërimit deri më tani dhe pastaj edhe rezultatin nga vendvotimet të cilat do të numërohen në vazhdim”, tha ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer