Friday, February 21, 2025

KQZ përditëson 100% të dhënat për partitë politike, këto janë rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për partitë politike, pasi ka numëruar të gjitha vendvotimet nga 2 mijë e 533 sa ishin.

Sipas rezultateve preliminare, Vetëvendosje ka dalë e para më 342 mijë e 281 vota, apo 40.80 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 184 mijë e 811 vota apo 22.03 për qind. LDK ka dalë e treta më 147 mijë e 888 vota ose 17.63 për qind.

Koalicioni AAK-Nisma ka dalë e katërta në këto zgjedhje me 62 mijë e 588 vota, apo 7.46 për qind.

Veç kësaj, Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më 19 shkurt, janë numëruar 92.73 për qind të vendvotimeve apo 2349 nga 2533.

KQZ përmes një njoftimi për media, ka thënë se procesi i numërimit ka përfunduar në 31 komuna, dhe po vazhdon ende në Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 19 shkurt 2025 janë numëruar 92.73% e vendvotimeve apo 2,349 nga 2,533.

Procesi i numërimit ka përfunduar në 31 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 7 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan” – thuhet në njoftim.

Lajmi në përditësim…

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer