E shtunë, 11 Janar, 2025

“Krah për krah me shkje”, Fshihen grafitet kundër drejtorit të prokurimit në Skenderaj (Foto)

Janë fshirë grafitet kundër drejtorit të prokurimit në Skenderaj, Haxhi Bejta, i cili sëbashku me ish kryetarin e Leposaviqit u dënua pak ditë me parë për vepren penale korrupsion, shkruan portali rajoni.org.

Këto grafite, të cilat e shfaqnin portretin e Haxhi Bejtës dhe Fadil Nurës me një shkrim denigrues të vendosur nën të, u vendosën në disa mure në qendër të Skenderajt sot në orët e mëngjesit.

“Krah për krah me shkje” –  është shkruar në këto grafitë denigruese për Haxhi Bejtën dhe Fadil Nurën.

Mirëpo pak orë më pas këto grafite janë fshirë nga murët.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer