Saturday, May 3, 2025

Krakit i mbesin fjalët në gojë, Gruda e shkollon ‘live’ për Kushtetutë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda dhe ai i Vetëvendosjes, Nezir Kraki, në një paraqitje të tyre së fundi në debat, kanë debatuar për Kushtetutën dhe mënyrën e votimit në Kuvend.

Ky i pari, i ka pasur fillimisht disa pyetje për Krakin.

Më pas, deputetit të ri që vjen nga partia “Guxo”, i dha disa mësimë mbi Kushtetutën.

Më poshtë, gjeni komunikimin mes tyre:

Gruda: Problemi është z.Kraku, ju çfarë profesioni keni?

Po du me bë një krahasim. Çfarë profesioni keni?

Kraki: Unë jam në shkenca politike.

Gruda: Më fal, me kanë interpretues i Kushtetutës po ashtu është profesion. Tash unë, më çuditin me guximin që marrin secili me dhënë interpretim të vetin.

Kraki: Po edhe gjithë ata që kanë kry juridikun nuk mund të jenë interpretues të denjë…

Gruda: Pajtohem, ka edhe juristë të dobët, ka edhe shkenca politike të dobët.

Ka edhe filozofë, inxhinierë të dobët. Unë po flas për juristë normal. Ky instalim i logjikës, ka mujt me kanë ky nen kështu, ashtu, pa asnjë metodologji. Tash, sjellja e VV-së në Kuvend, pa asnjë përgjegjësi ndaj shtetit, është e çuditshme.

Kraki: Cili nen është djegë apo keqpërdor nga VV-ja?

Gruda: Tash të tregoj. A ke votu sot për kryetar Kuvendi, s’ke votu, a e ke pasë në rend dite, pse s’e ke qitë në votim?

Kraki: Se votim i fshehtë e kërkon atë komisionin…

Gruda: A u rrëzu votimi i fshehtë. A mujna pak me radhë? A e keni hudhë në votim, mocionin për votim të fshehtë, cila është pika tjetër? Me votu për kryetarin ap o?

Kraki: Jo, jo, jo, votimi i fshehtë ishte synimi që të votohet për kryetarin…

Gruda: O zotëri, a e ke rendit e ditës, pse s’e hedhë në votim?

Kraki: Jo se tani…se tani te votimi i hapur është opsioni për çdo rast, kur s’kalon.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer