Ish-kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi, momentalisht është duke mbajtur fjalimin e tij para Gjykatës Speciale në Hagë, shkruan GazetaDemos.
Ai foli për familjen dhe fëmijërinë e tij, ku mes tjerash tregoi edhe torturat që ka përjetuar babai i tij nga serbët.
Mes tjerash, Krasniqi rrëfeu se si e kishte përjetuar vrasjen e anëtarëve të familjes Jashari në Prekaz.
“Nuk më vjen turp ta pranoj publikisht, se kam qarë kur pashë gjithë ata persona të vrarë të familjes Jashari. Unë e dija se ky ishte çmimi i lirisë. U përpoqa që ta mbaja vetën, por nuk mundja. Nuk po qaja për Ademin e Hamëzën, po qaja për fëmijët, për pasardhësit e kombit tim”, u shpreh ish-kryeparlamentari.
Tutje, ai tha se në atë moment e ka kuptuar se nuk do të mund të qëndronte më i strukur, derisa citon veten të ketë thënë “Liri o Vdekje”.