Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që kishte keqpërdorur kartelën bankare të një femre.
Pas publikimit të fotografisë nga Policia e Kosovës, njësitet përkatëse kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin.
Sinjali raporton se i dyshuari Bekim Krasniqi, i cili është arrestuar të mërkurën pasdite. I dyshuari e ka shfrytëzuar mundësinë e kryerjes së pagesave pasi kartela ka qenë me rreze dhe nuk ka pasur nevojë që të shtypet PIN-i i kartelës.
Ky është njoftimi i plotë:
Prishtinë 08.08.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka keqpërdorur kartelën bankare të viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore.