E premte, 15 Nëntor, 2024

“Krimin e kreu Prokuroria”, avokati Besnik Berisha me akuza të rënda pas vendimit për rastin “Stenta 2”

Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas aktgjykimit lirues të Gjykatës Themelore të Prishtinës në rastin “Stenta 2”.

Berisha, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka kërkuar ndëshkimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, duke thënë se “krimin e kreu prokuroria e jo mjekësia”, shkruan Gazeta Insajderi.

“Ne kete rast vlene ajo qe une e kam thene disa here nder vite: Krim kreu prokuroria e jo mjekesia! Sot do duhej te ndihen te turperuar te gjitha ata qe i kontribuan krimit te kryer ndaj mantilbardheve. Sot kerkim falja eshte pak, ndeshkimi eshte domosdoshmëri”, ka shkruar ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj 36 të akuzuarve në rastin e njohur si “Stenta 2”, lidhur me akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti.

Sipas aktgjykimit, 36 të akuzuarit: Gani Bajraktari, Afërdita Selmanaj, Hamza Selmani, Ismajl Avdimetaj, Sali Shala, Nehat Rexhepaj, Agron Besimi, Petrit Ademaj, Bajram Mziu, Agron Leka, Driton Miftari, Besim Guda, Mirdi Strana, Shemsedin Shabollari, Fisnik Hima, Luan Pazhari, Galina Berisha, Bajram Preteni, Lulzim Kamberi, Faik Shatri, Ejup Pllana, Florim Sadiku, Halim Halili, Agim Krasniqi, Hajdin Çitaku, Edmond Haliti, Besnik Koliqi, Afrim Poniku, Banush Gashi, Nebih Musliu, Dardan Koqinaj, Xhevdet Krasniqi, Lazër Prekpalaj, Rexhep Manaj, Kelmend Pallaska dhe Arlind Batalli, lirohen nga akuza pasi nuk është provuar se kanë kryer veprat penale që iu viheshin në barrë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer